Prej 12 vitesh, ky burrë pretendon se fle vetëm 30 minuta gjumë në natë

schedule18:27 - 17 Shtator, 2021

schedule 18:27 - 17 Shtator, 2021

Një burrë pretendon se ka kaluar 12 vitet e fundit duke bërë vetëm 30 minuta gjumë në ditë.

Daisuke Hori nga Japonia, shkurtoi orarin e tij të përditshëm të gjumit nga tetë orë në 30 minuta, duke këmbëngulur se ai nuk ndjen asnjë efekt anësor negativ.

36-vjeçari është kryetari i “Shoqatës Japoneze për Gjumë të Shkurtër”, dhe iu mëson qindra njerëzve teknikat e tij, me shpresën se më shumë persona do të ndjekin ë stilin “produktiv” të jetës së tij.

Për të dëshmuar arritjen e tij të pabesueshme, Hori lejoi stafin e televizivizionit në shtëpinë e tij për tre ditë, për të dokumentuar stilin e tij të jetës unike. Ai i shokoi me të vërtetë të gjithë, pasi ia doli të rezistonte me vetëm 30 minuta gjumë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!