“Si i Republikës Popullore,” Prifti: Qeverisë nuk i kërkojmë dot llogari për programin, nuk u votua për të

schedule12:31 - 17 Shtator, 2021

schedule 12:31 - 17 Shtator, 2021

Pedagogu i Ekonomikut, Rezart Prifti e ka cilësuar si program për Republikë Popullore, atë të qeverisë me pesë shtylla, i cili u miratua në Kuvend. Në një lidhje direkte për “Abc live”, ai tha se nuk mund t’i kërkojmë llogari qeverisë për programin, pasi nuk është votuar për këtë të fundit.

“Sot qeverisë nuk i kërkojmë dot llogari sepse nuk e kemi votuar për program. Po të lexosh programin ka 5 shtylla kryesore. Nëse do ishim në republikën popullore të Shqipërisë këto pesë pika ishin baza kryesore. Në shek e 21 duhet të dimë që nëse rritja ekonomike do të jetë 4.5 % duhet të thuhen mekanizmat, si do rritet. Nëse më thua që borxhi publik do shkojë nga 80% në 60% e para do më thuash si e çove 80, nga po dalin këto lekë,” u shpreh Prifti.

“Është i pari projekt i majtë që thotë miku im Bushati. Por është qeveria e parë e majtë që nuk ka ministri pune, por ka sipërmarrës që duhet ta kishte ai tjetri. Jam shumë dakord që qeveria ka komoditetin, por përgjegjshmërinë jo. Unë jam për heqjen e të gjitha masave sepse Covid është realitet social,” shtoi ai më tej.

Eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj e ka cilësuar më tepër program politik sesa ekonomik. Sipas tij rritja ekonomike që parashikohet në program prej 4.5% është e pamundur të arrihet.

“Mori 77 vota dhe na bën të mendojmë për një program politik më shumë se ekonomik. Janë shumë objektiva të bukur të vendosur në letër, na bëjnë të ëndërrojmë, por nuk e kemi të qartë si do arrijmë t’i realizojmë. Ne vazhdojmë të termi tërmeti dhe duhet ta kishte mbyllur efektin e tij. Kur ne e dimë që pandemia s’ka përfunduar akoma, në 2021 ishim akoma në agoni. Rritja ekonomike e bazuar mbi konsumin? Kemi një rënie të konsumit. Papunësia është e rritur. Edhe në muajt e parë të 2022 do të vazhdojmë të kemi probleme ekonomike. Mund të arrijmë deri në 3-3.5, por 4.5 është e pamundur,” deklaroi ai. g.v/abcnews.al