Mijëra punonjës shëndetësorë në të gjithë Francën janë pezulluar pa pagesë pasi refuzuan që të vaksinohen kundër koronavirusit, përpara afatit këtë javë. Lajmin e bëri të ditur të enjten ministri i Shëndetësisë Olivier Veran.
Vendimi vjen dy ditë pasi mjekët dhe punonjësit e shëndetësisë organizuan protesta masive kundër masave të detyrueshme të vaksinimit, të cilat shumë i konsiderojnë si një sulm ndaj lirive të tyre civile.
Agjencia kombëtare e shëndetit publik në Francë vlerësoi javën e kaluar se afërsisht 12 për qind e stafit të spitalit dhe rreth gjashtë për qind e mjekëve në praktikat private ende nuk janë vaksinuar, duke bërë që ministria të ndalojë 3000 persona nga vendet e tyre të punës.
Presidenti Emmanuel Macron i dha stafit në spitale, punonjësve të shtëpive të pensionit dhe shërbimit të zjarrit një ultimatum në korrik për të marrë të paktën një dozë deri më 15 shtator ose do të përballeshin me pezullim të papaguar.
Rreth 3,000 pezullime iu njoftuan dje punonjësve në qendrat shëndetësore dhe klinika pas refuzimit për t’u vaksinuar. Kurse dhjetëra të tjerë dhanë dorëheqjen në vend që të vaksinoheshin. /abcnews.al/