Antoni Conte ka një dashuri për Interin, skuadër që e shpalli kampion në sezonin 2020/2021.
“Ka një dashuri të madhe, kanë qenë dy vite të mrekullueshme dhe unë kam rekorde të mrekullueshme. I uroj Interit më të mirën, shpresoj se ata mund të bëjnë më mirë se ajo që bëmë ne”, tha Conte.
Antonio Conte i kthehet përvojës së tij te Interi duke folur edhe për Hakimin i cili ju bashkua PSG.
“Ai vuajti dy ndeshjet me Realin, ëndrra e tij është të kthehet për të luajtur si protagonist. Ai ka punuar shumë që nga ai gabim në Madrid në Ligën e Kampionëve, ai e kuptoi se duhej të bënte më shumë, se jo vetëm faza sulmuese ishte e mjaftueshme. Ai është një profesionist i madh. Nëse arrin të përmirësohet edhe në pasimet e fundit, ai bëhet bëhet më i miri. /abcnews.al/