Një i ri ka zbuluar dhjetëra tunele nëntokë dhe dhoma të fshehura nën shtëpinë e familjes së tij.
Freddy Goodall po shikonte për fotografitë e vjetra të familjes së tij në shtëpinë 500-vjeçare, kur gjeti një derë në bibliotekë. Dera ishte e fshehur prapa rafteve të librave.
Sipas The Independent, 23-vjeçari gjeti një dhomë të errët te zbrazur para se të zbulonte edhe një rrugë që çonte në dhomat nëntokë.
Ai beson se këto tunele përdoreshin nga shërbëtorët në vitet 1800 për t’u futur në pronën kryesore. Gjithashtu zbuloi libra të vjetër shkolle dhe tavolina që përdoreshin më 1900 kur prona funksiononte si konvikt./abcnews.al