Nga Spartak Ngjela
Dy janë goditje e mëdha që i kanë dhënë anti-historisë së Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këta njëzet vitet e fundit.
Cilat janë këto?
Janë: Pavarësia e Kosovës, dhe likuidimi drastik i Sali Berishës
Po Saliu e di këtë?
Sigurisht që e di.
Por, pse ai po reagon me kaq vulgaritet në këtë kohë, pasi është shkarkuar nga Basha?
Sepse mendon të shpëtojë ndonjë gjë nga falimentimi tërësor që i ka ardhur atij dhe të gjithë familjes së e vet, dhe, ndërkaq, ai po hyn në një rrugë me shumë rrezik për të.
Pse, çfarë mund t’i ndodhë ndërkaq?
Një shembull i tillë antiamerikan, sikurse aktiviteti i tanishëm i Saliut, goditet nga gazeta e madhe New York Times.
Dhe?
Aty Departamenti i Shtetit i denoncon botërisht të gjitha bëmat e tij. Ato që i ekspozoi edhe Lulzim Bashës para ca ditësh. Kjo ka ndodhur në raste të tilla.
Dhe, pas kësaj?
Atë që i vjen Saliut, kuptoheni vetë…
/ Abcnews.al