Ivan Perisic do të ishte padyshim dakord pë të veshur sërish fanellën e Bayernit. Le të kujtojmë se transferimi i tij nga Interi te klubi bavarez nuk mund të ishte më frytdhënës me kroatin që pati një rol kyç në fitimin e Ligës së Kampionëve 2020 për gjermanët.
Megjithëse u bë një përpjektje për të nënshkruar me të në atë kohë, Interi mohoi për ta rikthyer sërish në Milano.
Sezonin e kaluar ai ishte i padiskutueshëm në fashën e majtë për Antonio Conte dhe u shfaq si një nga protagonistët e suksesit “zikaltër” në Serie A.
Me Inzaghin, Perisic ëshë ende i rëndësishëm pasi ai ka luajtur në të tre ndeshjet e para të kampionatit. Përtej këtij realiteti, kroatit i përfundon kontrata verën e ardhshm dhe punët me rinovimin nuk po ecin shumë mirë.
Tani Bayerni synon ta transferojë në skuadër sezonin e ardhshëm me parametra zero. Nga bordi bavarez janë të gatshëm të mbyllin një marrëveshje që në janar. Interi po shikon trugun dhe Gosens shihet se zëvendësuesi ideal në krahun e majtë. /abcnews.al/