Mbi 1600 të infektuar në Greqi, covid u merr jetën edhe 51 pacientëve

schedule16:59 - 13 Shtator, 2021

schedule 16:59 - 13 Shtator, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë infektuar 1608 persona ndërsa kanë humbur jetën 51 pacientë për shkak të koronavirusit.

Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 616,765 të infektuar. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 151 konsiderohen të kenë lidhje me udhëtimet nga jashtë Greqisë dhe 2,595 janë të lidhura me persona të tjerë të infektuar.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 379. Mosha mesatare e tyre është 64 vjeç. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!