Bënë pazaret për lejen mjedisore, lihen në burg inspektori i IKMT në Dibër dhe administratori i biznesit

schedule12:30 - 12 Shtator, 2021

schedule 12:30 - 12 Shtator, 2021

Lutfi Miftari, drejtori i IKMT në Dibër i arrestuar pak ditë më parë gjatë finalizimit të operacionit të koduar “Bankomati”, është lënë në burg nga Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar.

Në qeli do të qëndrojë edhe Eljo Elezi, administrator i kompanisë  “H4 CHROM’ që operon në fushën minerare në qarkun Dibër,  i cili dyshohet se i ka dhënë Miftarit, një ryshfet me vlerën 50 mijë lekë të reja.

Miftari, 56 vjeç, akuzohet se ka marrë ryshfet nga Elezi për të mos filluar procedurën për shkeljen e konstatuar tek ky subjekt nga grupi i kontrollit për mungesën e dokumentacionit, si lejen mjedisore e dokumente të tjera. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!