Një avion charter “Boeing” nga Antalia, Turqi që po shkonte për në Vladivostok në lindjen e largët ruse ka bërë një ulje emergjente në Krasnoyarsk, Siberi.
Sipas “Interfax”, pilotët e fluturimit 767 kërkuan të bënin një ulje emergjente në Krasnoyarsk ndërsa fluturonin mbi qytet, sepse ata kishin një problem me sistemin.
Asnjë nga pasagjerët apo ekuipazhi nuk u lëndua. Kompania ruse “Azur Air”, e cila zotëron aeroplanin, tha se problemi ishte “duke u hetuar” dhe se udhëtarëve do t’u ofrohej ushqim dhe ujë ndërsa prisnin në aeroport që një aeroplan tjetër t’i merrte./ Abcnews.al