Zaev nuk reagon ende pas dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë

schedule15:42 - 11 Shtator, 2021

schedule 15:42 - 11 Shtator, 2021

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Felipce, dha dorëheqjen një ditë më parë, duke deklaruar se ia kishte dorëzuar kreut të ekzekutivit Zoran Zaev. Ai u shpreh se kishte marrë një vendim të tillë për arsye morale, pasi ishte shumë i prekur nga tragjedia e rëndë në qendrën spitalore lëvizëse: 14 persona humbën jetën si pasojë e shpërthimit të zjarrit. Por kryeministri i vendit Zaev ende nuk ka reaguar, për të thënë nëse e ka pranuar apo jo dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë.

LSDM përgëzoi ndërkohë dorëheqjen e zyrtarëve të lartë të shëndetësisë dhe të atyre të spitalit klinik në Tetovë. Felipce konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kreut të ekzekutivit. Në rrjetet sociale në vend janë të shumtë ata që kanë dalë në mbrpjtje të ministrit të shëndetësisë dhe kundër dorëheqjes së tij.

Felipce u emërua në postin e tij në dhjetor të 2017-ës.

Ndërkohë në Tetovë kanë mbërritur dy hetues nga Gjermania, në vendin ku u dogj dhe qendra spitalore. Sipas mediave në vend ata janë ekspertë të lartë në hetime të tilla. Ata do të ndihmojnë në zbulimin dhe vërtetimin e shkaqeve të zjarrit që shpërtheu. Ekipi i ekspertëve do të bashkëpunojë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe do ta ndihmojë hetimin e drejtuar Prokuroria Themelore Publike në Maqedoninë e Veriut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!