Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 14 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 583 qytetarë nga 9 634 testime.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije gjithashtu se betejën me Covid në orët e fundit e kanë fituar 1.944 qytetarë, duke e çuar në 135 258 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Në total numri i rasteve aktive është 18.548.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.807 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.015.733 doza të vaksinës./abcnews.al