Ngjarja e një viti më parë, kur Elton Meta mori peng bashkëshorten e tij dhe prindërit e saj në shtëpinë e tyre në Zhupan të Fierit, mori përmasa të mëdha.
Por sot Meta i cili ndodhej në liri i mori jetën asaj në po të njëjtin vend. 31-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri ish-bashkëshorten Sabrina Bengaj në banesën e prindërve të saj.
Nëna e 31-vjeçarit, i cili kërcënoi asokohe me vetëvrasje, deklaroi se i biri e kishte ndërmarrë atë veprim për shkak nusja bashkë me vajzën ishin larguar nga shtëpia.
“Nusja i kishte ikur nga shtëpia me vajzën. Për shkak të nuses e merakut të vajzës, djali u bë keq. Dua ta takoj sepse nuk e meritonte. I bëj apel shtetit të më ndihmojë të takoj djalin.
Para një jave nusja largohet nga shtëpia me vëllain e saj, por pa i thënë djalit. Këtë e ikje e bënte shpesh dhe për një moment, u frikësova. Unë e mora në telefon dhe më tha,- Unë ika, nuk do të vij më. Nuk e dua më”, deklaroi ajo.
Ndërsa babai i djalit Bashkim Meta, tha se djali ka denoncuar nusen në polici. “Djali im ka denoncuar në polici nusen dhe nuk e ndihmoni. Pas 2-3 orësh erdhi policia dhe kërkoi. Djali kaloi në depresion nga xhelozia që kishte gruaja për burrin”, u shpreh ai. m.v/abcnews.al