“Berisha duhej të largohej vetë”, Baçi: Moment kyç për Bashën për aftësitë e liderit

schedule19:56 - 10 Shtator, 2021

schedule 19:56 - 10 Shtator, 2021

Në “Radarin Informativ” në ABC, ishte i ftuar gazetari Agim Baçi i cili ka komentuar lëvizjen e papritur në Partinë Demokratike ku kreu i saj Lulzim Basha ka përjashtuar nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas Baçit, ish-kreu i PD-së, Sali Berisha duhet të ishte larguar më parë, kështu sipas tij Basha dhe Partia Demokratike nuk do të shkonte në këtë pikë.

Sipas Baçit, hija e Berishës e ka ndjekur Bashën në çdo vendim të rëndësishëm. Më tej Baçi ka shtuar se tashmë është koha e Bashës të tregojë aftësitë e tij nëse është një lider i duhur për PD-në.

“Sali Berisha mund ta kishte shmangur vetë, ta linte PD të udhëtonte edhe pa praninë e tij. Por ai ka treguar se ka adrenalinë politike. Dhe hija e Berishës ka qenë aty, ku i janë drejtuar njerëz si Patozi apo Topalli, të gjithë janë drejtuar nga Berisha për të mbajtur qëndrim. Ka  qenë shumë i rëndësishëm. Do e kishte ndihmuar këtë proces duke u tërhequr shumë kohë më para. Ai e njeh rëndësinë që ka SHBA dhe është njeriu i fundit që të shkaktonte këtë, që Basha të detyrohej ta hiqte duke thënë që e bëra për të mirë të marrëdhënies me SHBA.”

“Heshtja do e shkatërronte me keq. Edhe me kundërshtarë brenda partisë është momenti kyç për të parë aftësitë e Bashës si një lider” tha Baçi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!