Paralajmërimi i mjekut: Deri në 2050, 50% e personave të botës mund të kenë një defekt në sy

schedule09:40 - 10 Shtator, 2021

schedule 09:40 - 10 Shtator, 2021

Kirurgu Oftamalog në Spitalin Amerikan 3, Nadon Qafa ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ku ka ndarë shumë këshilla për ata persona që kanë probleme me sytë deri te metoda e eleminimit të syzeve, “Femti-Lasik”.

Mirëpo, i pyetur nëse është rritur numri i personave me syze, doktori e pohoi, duke theksuar veçanërisht fëmijët, pasi rrinë gjatë gjithë kohës në Ipad dhe celular.

Sipas Qafës, mendohet që deri në vitin 2050, gati 50% të personave të botës mund të kenë një defekt, që normalisht duhet korrigjuar për të funksionuar sa më shumë.

Me thënë të drejtën është rritur shumë kohët e fundit, flas për 20 vitet e fundit. Ka disa shkaqe që fajësohen, por më kryesore janë rritja e stresit viziv, pra ne jemi të gjithë koshient që duke filluar nga fëmijët e vegjël, pasi duke filluar nga Ipad, celularët nuk i heqin nga dora dhe normalisht kjo thuhet se ka ndikuar sidomos në rritjen e përqindjes së personave miop, personat me minus që kanë nevojë për të parë nga larg.

Një arsye tjetër që mendohet që në fëmijëri është mungesa e ekspozimit në ambiente të jashtme. Pra, edhe më shumë që në fëmijëri, personat rrinë brenda godinave, nuk dalin shumë në natyrë dhe është një fakt interesant për shembull në Singapor është bërë me ligj në kurrikul arsimore, është bërë me ligj dalja rreth një orë ose më shumë të fëmijëve në natyrë, pra në oborr për t’u ekspozuar ndaj diellit ose kushteve të jashtme dhe është parë ulja e përqindjes së miopisë te këta fëmijë. Pra, kuptohet që me rritjen e teknologjisë vijnë edhe këto pasoja të tjera. Pra, përqindja e personave që mbajnë syze ose që kanë nevojë për syze do të rritet ndjeshëm. Mendohet që deri në vitin 2050, gati 50% të personave të botës mund të kenë një defekt, që normalisht duhet korrigjuar për të funksionuar sa më shumë”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!