Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përjashtoi Berishën, Basha: Ky është vendim i jetës sime, nuk e fus në votim sepse PD do përçahet

schedule22:31 - 9 Shtator, 2021

schedule 22:31 - 9 Shtator, 2021

“Ky është vendim i jetës sime, nuk e fus në votim sepse PD do përçahet.” Kështu ka deklaruar në mbledhjen e sotme në selinë blu, Lulzim Basha pasi përjashtoi paraardhësin, njëkohësisht liderin historik të partisë nga grupi parlamentar.

Siç konfirmon për abcnews.al gazetari Juxhin Mustafaraj, Basha e ka cilësuar vendim të jetës, ndërkohë që mbledhja e sotme e grupit dhe anëtarëve të kryesisë u zhvillua me tensione të shumta.

Lexo edhe: Enkelejd Alibeaj pro Bashës: Të mos sillemi sikur jemi në funeral, nesër dielli do të lindë përsëri!

Shtatë deputetë dolën kundër vendimit të Bashës, duke e cilësuar si të gabuar përjashtimin.  Deputetët kundër ishin: Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj dhe Kreshnik Çollaku.

Ndërsa katër deputetë të tjerë u shprehën pro, ata ishin: Enkelejd Alibeaj, Dashnor Sula, Tomor Alizoti dhe Agron Gjekmarkaj. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!