Ish deputeti i PS: Basha “vrau” babain e tij politik, Berisha nuk i la zgjidhje tjetër

schedule22:16 - 9 Shtator, 2021

schedule 22:16 - 9 Shtator, 2021

Ish deputeti i Partisë Socialiste  Gjergj Koja i ftuar në emisionin Log. me gazetarin Endri Xhafo ka deklaruar se me vendimin e sotëm Basha ka vrarë babain e tij politik.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se vendimi i tij duke menduar raportet e Berishës me Amerikën ishte i justifikueshëm.

Ish deputeti është shprehur se vetë Berisha nuk i ka lënë zgjidhje tjetër Bashës pasi nuk u tërhoq më parë.

“Basha sot ka vrarë babin e tij politik, e ngriu e shkriu Berisha këtu e ka mbyllur kapitullin e tij politik. Basha mbajti më në fund një qëndrim drastik politik para pak orës që të niste një rrugëtim. Basha kishte dy rrugë ose me Berishën kundër amerikanëve në drejtim të paditur, ose këtë që mbajti me shpresën për të shpëtuar PD-në. Partia Demokratike ka disa muaj që po atemohet anti amerikane. Basha mori atributet e një lideri që do e përballë me shumë qëndrime.  Basha prej disa kohësh kishte marrë disa qëndrime, ndaj mendoj se morali i Bashës në momentin që bëhet fjalë për një debat me Amerikën ishte dhe është i justifikueshëm. Berisha nuk i la mundësi Bashës pasi nuk u tërhoq, sot është në lojë sovraniteti i PD-së. Basha ka bërë disa lëvizje të tjera të zgjuara në raport me atë që mendonte se do të bënte sot”, ka thënë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!