Vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën ka tensionuar së tepërmi situatën në selinë blu. Ndërkohë që Basha është duke zhvilluar një mbledhje me grupin parlamentar dhe anëtarët e kryesisë, gazetari Juxhin Mustafaraj bën me dije se shtatë deputetë kanë dalë kundër vendimit të Bashës.
Lexo edhe: “Basha vrau babain politik”, Berisha: Ndjej keqardhje për PD, mori goditjen fatale
Deputetët që kanë dalë kundër janë: Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj dhe Kreshnik Çollaku. “Duhej të kërkonim dokumenta nga SHBA,” është shprehur ky i fundit. Gabove i ka thënë Leskaj Bashës, ndërsa Tritan Shehu i tha kryedemokratit se me këtë vendim vrau PD-në. Mësohet gjithashtu se deputetët kundër kanë renditur arritjen e Berishës gjatë mbledhjes.
Gjithashtu, dera kryesore e selisë së PD është e mbyllur dhe nuk lejohet të futet kushdo, ndërsa anëtarët që futen kontrollohen.
g.v/abcnews.al