Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çuçi pajis me karta elektronike 20 mijë të huaj: Do të përfitojnë shërbime

schedule16:05 - 9 Shtator, 2021

schedule 16:05 - 9 Shtator, 2021

Çdo shtetas i huaj që ka leje qëndrimi në Shqipëri, tashmë do të pajiset me karta elektronike me të dhëna biometrike ndryshe nga varianti i deritanishëm që ishte thjesht një dokument në formatin e letrës A4. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi shprehet se me dokumentin e ri me të dhëna biometrike, këta persona kanë gjithashtu mundësi të përfitojnë nga shërbimet qeveritare në portalin “e-Albania”.

Besoj se rreth 20 mijë shtetasit e huaj që janë me leje qëndrimi në Shqipëri, do kenë tashmë një mundësi shumë të  ode për të lehtësuar marrjen e shërbimeve në shtetin shqiptar. Eshtë një kartë që unë do ta quaja shumë  odern, sepse përsa i takon veçorive dhe informacionit që ka, është e njëjta me atë që kanë shtetasit shqiptarë, si kartë elektronike”.

Ministri njoftoi se të gjithë shtetasit e huaj me leje qëndrimi në vendin tonë kanë 30 ditë kohë për t’u paraqitur në zyrat e kompanisë “Aleat”, për të aplikuar për dokumentin e ri.

Të gjithë të huajt që duan të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri tashmë regjistrohen vetëm njëherë në drejtoritë e Kufirit dhe Migracionit të Policisë së Shtetit dhe pastaj çdo gjë bëhet elektronikisht, duke mundësuar më së fundi komunikimin e regjistrave: regjistrit “FER”, që është regjistri i të huajve që janë me leje qëndrimi në Shqipëri dhe që administrohet nga drejtoria e Kufirit me regjistrin e Gjendjes Civile”.

Kjo gjë i jep mundësinë shtetasve të huaj që të marrin shërbim në një kohë më të shpejtë./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!