Nga Ema Shazivari
Variantet e reja të Covid, po shfaqin një formë më të lehtë tek pacientët që trajtohen në kushte shtëpie. Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, edhe kohëzgjatja e infeksionit tek ta, është më e shkurtër.
Edhe terapia me të cilën trajtohen këta pacientë ka ndryshuar. Nuk sugjerohet më për përdorimi i antibiotikëve.
Mjeku tregon simptomat të cilat shfaqin variantet e reja tek qytetarët. Thotë se më tipikja është lodhja e trupit.
Drejtori i Qendrës shëndetësore 9 në Tiranë Bujar Memam, thotë për ABC se pavarësisht shtimit të rasteve, janë më të lehtësuar se një vit më parë. Në ditë aty kryhen rreth 90 teste të shpejta, dhe 12 teste PCR. Prej tyre rezultojnë pozitiv rreth 20 persona./abcnews.al