Certifikimi i vaksinave Sputnik V dhe Sinovac, EMA kërkon më shumë të dhëna

schedule17:16 - 9 Shtator, 2021

schedule 17:16 - 9 Shtator, 2021

Kreu i Strategjisë së Kërcënimeve Biologjike të Shëndetit dhe Vaksinës në EMA, Marco Cavaleri ka deklaruar se kërkohet më shumë informacion mbi vaksinën ruse Sputnik-V  kundër Covid.

Ndër të tjera EMA ka kërkuar shumë më shumë të dhëna para se të japin miratimin për certifikimin e vaksinave Sputnik V dhe Sinovac.

“Sa i përket vaksinave Sputnik V dhe Sinovac, ka shumë diskutime produktive me kompanitë, por duket se duhet të dërgohen më shumë të dhëna para se të arrihet përparimi në procesin e certifikimit,” tha Cavaleri./abcnews.al