Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paguanin dyfish më shumë se tifozët e Interit, Milani ul çmimin e biletave për ndeshjet e Champions League

schedule15:49 - 9 Shtator, 2021

schedule 15:49 - 9 Shtator, 2021

Milani ka vendosur të ulë çmimin e biletave për ndeshjet e Champions League. Tifozët e kuqezinjëve ishin ankuar se ata po paguajnë dyfishin e asaj që mbështetësit e Interit paguajnë për të ndjekur skuadrën e tyre në Ligën e Kampionëve.

Një biletë për ndeshjen e Interit kundër Real Madrid në seksionin e stadiumit Curva kushton 48 euro, ndërsa i njëjti vend për sfidën që Milani ka ndaj Atletico Madrid kushton 119 euro. Duke parë pakënaqësinë e tifozëve, Milani ka rihedhur në treg biletat për ndeshjen ndaj Atelticos.

Bileta që më parë kushtonte 119 euro, tani i është zbritur çmimi në 54 euro. Ndryshim çmimesh kanë pësuar edhe sektorët e tjerë të stadiumit. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!