24 viktima dhe 702 raste të reja me Covid në Maqedoni

schedule21:32 - 8 Shtator, 2021

schedule 21:32 - 8 Shtator, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar të infektuar me Covid 702 raste të reja nga 6 480 testime dhe kanë humbur jetën 24 persona.

Sipas statistikave më shumë raste ka në Shkup-280, Kumanovë-47, Shtip-37, Gostivar-33 dhe Tetovë-28.

Gjithashtu betejën me Covid e kanë fituar 1.119 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

10 persona të vdekur nga Shkupi (93, 85, 81, 70, 65, 63, 59, 57, 50 dhe 37), 4 të vdekur nga Gostivari (86, 75, 63, 51), 2 të vdekur nga Prilepi (70 dhe 45) dhe nga një person të vdekur nga Tetova (87), Kavadari (67), Strumica (62), Kërçova (61), Koçani (76), Dibra (60), Vallandova (76) dhe Bogdanci (62).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 181.620, numri i pacientëve të shëruar është 161.515, numri i vdekjeve është 6.153./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!