Kombëtarja ka bërë përgatitjet e fundit përpara zbritjes në fushë ndaj San Marinos, teksa në stërvitjen para ndeshjes u pa një detaj shumë i veçantë dhe human.
Shumë njerëz punojnë për ekipin në prapaskenë dhe mes tyre është edhe Ylli Mihali, fizioterapisti kryesor i ekipit. Në ditët e fundit ai ka rezultuar pozitiv për Covid-19 dhe po lufton me virusin.
Djemtë e kombëtares në fanellat e stërvitjes kishin të shkruar: “Forca Ylli, mos u dorëzo”. Një mesazh i thjeshtë, por ndihmë e madhe për Yllin, i cili shpresojmë të kthehet sa më shpejt në krye të detyrës së tij. /abcnews.al