Një vjedhje “sy për sy” ka ndodhur në një argjendari në Gjirokastër. Nga pamjet e siguruara për abcnews.al nga gazetari Elidon Berberi, shihet momenti kur një person futet si klient për të blerë dhe vjedh një byzylyk floriri.
Me qetësi ai merr byzylykun nga kutia dhe e fut në xhep. Kamerat e sigurisë në argjendari kanë filmuar të gjithë skenën dhe pamja e autorit është e qartë.
Pasi merr byzylykun e kushtueshëm, hajduti largohet i qetë nga dyqani. Ndërkohë, pronarët kanë bërë denoncim në polici për vjedhjen. g.v/abcnews.al