Kthimi i lojtarëve nga Amerika e Jugut pas pjesëmarrjes në ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022 do bëhet nga një charter që do paguhet nga 9 klube europiane. Mes klubeve europiane janë edhe emra të njohur si Inter, Juventus apo Napoli që së bashku me 6 klube të tjera kanë paguar një avion për të kthyer në Europë lojtarët që do luajnë në ndeshjen Kili-Kolumbi.
Lojtarët e përfshirë në këtë iniciativë janë: Ospina i Napolit, Munjoz i Genk, Medel i Bolonjës, Kuesta i Genk. Cuadrado i Juventusit, Uribe i Portos, Pulgar i Fiorentinës, Vidal i Interit, Sinisterra i Feynoord, Santos Borre i Eintracht dhe Luis Diaz i Portos. Kjo lëvizje e klubeve është bërë për faktin se në këtë mënyrë do ti kenë lojtarët të premten pasdite dhe ne fundjavë mund ti aktivizojnë, pasi përndryshe ata do udhëtonin të shtunën dhe nuk mund të aktivizoheshin menjëherë në fushë.
Arsyeja tjetër mund të jete edhe ajo e Covidit, me klubet që kanë menduar të kursejnë në këtë kohë krize. /abcnews.al/