Situata nga Covid, 30 urgjenca në Infektiv, 50 pacientë në Covid 3

schedule15:39 - 8 Shtator, 2021

schedule 15:39 - 8 Shtator, 2021

Nga Ema Shazivari

Spitali Covid 3 po trajton rreth 50 pacientë me Covid nga 8 që ishin në fundjavë. Mjekët thonë se situate në infektiv po rëndohet dita ditës.

Në këtë spital paraqiten rreth 30 urgjenca me të sëmurë që kanë nevojë me ndihmë mjekësore.

Mjekja tregon se cilët pacientë transferohen pranë Covid 3.

Tek Covid 3 është shtuar stafi mjekësor. Në ndihmë kanë ardhur më së shumti infermierë të shërbimeve të tjera të QSUT-së.

Në spitalin infektiv është shtuar numri i qytetarëve që shkojnë në gjendje të rëndë.

Grupmoshat janë nga më të ndryshmet, ka dhe gra shtatzëna. Pacienti në moshën më të re është një 30 vjeçar, jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!