Artan Hoxha nxjerr pamjet: 50 sera plotë me kanabis, në cilën zonë ndodhen

schedule13:12 - 8 Shtator, 2021

schedule 13:12 - 8 Shtator, 2021

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar pamjet e të paktën 50 serave me kanabis. Hoxha duke folur në edicionin e lajmeve në ABC ka shpjeguar se investimi ka qenë marramendës me këtë sera pasi ishin me sistem hapje. Këto sera mbylleshin vetëm gjatë natës që të ruanin temperaturën  e tokës që ndihmonte në pjekjen më të shpejtë të bimës narkotike.

Gazetari ka shpjeguar mes të tjerash se pika ku ishin ndërtuar serat me kanabisi ishte në malësinë e Krujës në Arrameras, ndërsa ka shpjeguar se pronarët e këtyre serave kishin investuar edhe në bllokimin e valëve. Hoxha ka thënë se ka tentuar disa herë që të ngrejë dronin por ishte e pamundur.

Lexo edhe:Po mbillet në Shqipëri, Artan Hoxha zbulon çmimin marramendës të 1 kg kanabis “Gorilla”

“Janë 50 sera. Është identike si tek Narcosi. Pamjet janë nga lart. Investim i kushtueshëm. Çdo serë kishte 5 rreshta. Dhe e marrin më shpejt. Çdo serë ka 5 rreshta kanë gjetur vendin dhe kjo zonë është në Krujë. Është zonë pyjore dhe ka pemë halore dhe është në zonën e Krujës. Jam habitur edhe unë. Nuk do gjeje dot rrugën. Është grup kriminal. Kjo është kapur kjo zona këtu dhe është gjetur. Ne këtu na rrëzuan dronin dhe policia ka mundur ta gjejë. Por nuk është bërë publik dhe nuk e di pse. Kjo është sera e hapur. Sera mbyllej gjatë natës për të ruajtur nxehtësinë. “ tha Hoxha.

Lexo edhe: “Gorilla” në Shqipëri, Artan Hoxha: Është shumë e fuqishme, 25% THC, bima piqet për 60 ditë

“Kjo me sera është në Aramerras të Krujës. Ka pasur njerëz të armatosur.”

“Dukagjini ka qenë problematik. Kelmendi më pak Lek Bibaj. Më poshtë pastaj. Në Skrapar, në Berat, në Përmet, në Gjirokastër në Vlorë.  Janë investime organizatash dhe kanë gjetur kohën që institucionet kanë tolerancë dhe kanë shfrytëzuar këtë me zhvillime në vend. Forcat e policisë janë marrë me zjarre dhe më sirianë. Dhe policët e shkretë do punojnë dhe të kapin këta shikoje çfarë investimesh bëjnë. Dy javët e fundit është koha ku korret. Korrja do të shpejtohej se me qeverinë e re do kishte vështirësi dhe vrulli i parë.” tha më tej Hoxha.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!