“Gorilla” në Shqipëri, Artan Hoxha: Është shumë e fuqishme, 25% THC, bima piqet për 60 ditë

schedule12:40 - 8 Shtator, 2021

schedule 12:40 - 8 Shtator, 2021

Gazetari investigativ Artan Hoxha gjatë një interviste në edicionin informativ në ABC, ka deklaruar se në Shqipëri ka hyrë kanabisi i quajtur “Gorilla”. Kjo bimë është ndër më të kërkuarat në vendet e BE dhe njihet me këtë emër për shkak të forcës që ka.

Sipas gazetarit Artan Hoxha, kjo bimë e re që ka hyrë për herë të parë në Shqipëri duhen vetëm 60 ditë përkujdesje që ajo të japë rezultate. Hoxha ka shpjeguar se trafikantët kanë përdorur tranzicionin e qeverisë nga zgjedhjet deri në formimin e qeverisë së re për të kultivuar kanabisin.

Mes të tjerash, gazetari Hoxha ka theksuar se shqiptarët por kultivojnë kanabis në masë në Spanjë, që më pas e tregtojnë në Gjermani dhe vende të tjera të BE. Sipas Hoxhës, shqiptarët kanë zgjedhur Spanjën për të zhvilluar këtë aktivitet kriminal për shkak të ligjeve më të buta se në vendet e tjera të BE.

Më tej gazetari Hoxha është ndalur tek metoda që kanë përdorur trafikantët për të kultivuar bimën narkotike, duke theksuar se kanë shfrytëzuar periudhën e zgjedhjeve në vend. Sipas tij duke qenë se nga zgjedhjet deri në formimin e qeverisë së re, institucionet nuk janë në maksimumin e funksionimit të tyre, trafikantët kanë përfituar duke mbjellur dhe korrur bimën narkotike.

Lexo edhe: Artan Hoxha nxjerr pamjet: 50 sera plotë me kanabis, në cilën zonë ndodhen

Gazetari Artan Hoxha, ka treguar se kjo bimë ka të veçantë, fuqinë e sajë dhe për këtë arsye ka marrë edhe emrin Gorilla. Sipas tij në krahasim me bimët e tjera që e kanë THC 14-16%, Gorilla përqendrimin e THC e ka 25%.

Më tej gazetari Hoxha ka shpjeguar se bima ishte ndarë në disa kate dhe prodhimi ishte maksimal.

Artan Hoxha:  Përveç farës tradicionale në Shqipëri, u kultivua një farë e re. Do vetëm 60 ditë në tokë dhe  është farë hibrid. E krijuar në laborator në Spanjë. Kjo quhet “Gorilla” prej fuqisë që ka. Deri tani THC në bimët e kultivuara më parë ka qenë nga 14 deri në 16 %. Kjo farë, kanabisi “gorilla” e ka 25 %THC, gati dyfishi.”

“Gorilla do vetëm 60 ditë,  8-9 javë. Në parcelën që kam hyrë unë, ata që e kanë kultivuar kishin rendiment maksimal. Nga një degë kryesore e kanë nxjerrë me 5 kate. Në varësi të trajtimit është edhe prodhimi.” tha Hoxha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!