Gazetari investigativë, Artan Hoxha ka publikuar pamjet e një super plantacioni me kanabis nga një zonë e Shqipërisë.
Hoxha krahas pamjeve të kësaj parcele ma kanabis ka treguar edhe detaje nga kjo llojë bime për të cilën thotë se është e hibride e modifikuar në laborator në Spanjë dhe e sjellë në Shqipëri.
Sipas gazetarit kjo është hera e parë që kjo farë kanabis mbillet në vendin tonë dhe ka marrë emërtimin “Gorrilla”.
Siç shihet nga pamjet ndryshe nga sa jemi mësuar të shikojmë bimë kanabis të gjata mbi 2 metra, kjo bimë është me shtat të shkurtër.
Për detaje të tjetra rreth parcelës së kanabisit dhe kësaj bime , Hoxha fton publikun për ta ndjekur në orën 12:00, në ABC NEWS.
Nga Artan Hoxha:
“Ne XHUNGEL,
Sigurisht nuk jemi ne Afrike.
As ne xhunglen e Amerikes Latine.
Por jemi ne xhunglen shqiptare, me hibridin me te ri te kanabisit Made in Albania, “Gorrilla”.
Nje e fare e modifikuar ne kushte laboratorike ne Spanje dhe e kultivuar per here te pare ne Shqiperi.
Per me teper nga ora 12:00 ne ABC NEWS, me Juli Xhokaxhi….”
/abcnews.al/