“Ciao buçko”, shefi shqiptar i kuzhinës bëhet hit ne rrjetet sociale, zbulon detajet për publikun

schedule10:41 - 8 Shtator, 2021

schedule 10:41 - 8 Shtator, 2021

Gledis Gegaj është një emër shumë i dëgjuar kohët e fundit në rrjetet sociale.

Ai njihet me pseudonimin “Ciao Buçko”, pasi prezanton në Instagram dhe Tik tok video, ku shfaqet duke gatuar. Por si rrallëkush, djali nga Mirdita prezanton recetat me plot humor, duke i vendosur edhe produkteve nofka të ndryshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cooker Boy ?‍? (@gledisgegajj)

Në një lidhje direkte me “Skype” për “ABC e Mëngjesit”, Gledis ka treguar se gjithçka ka nisur nga karantina dhe nga që u prit shumë mirë nga publiku, vazhdoi më tej.

Ka nisur nga karantina, ecën mirë videot dhe unë vazhdova.

Duke qenë se njerëz po i pëlqenin shumë, unë fillova të bëja receta edhe më të vështira dhe më intersante. Unë jam akoma duke mësuar shumë gjëra lidhur me kuzhinën.

Unë e kam pausr gjithmonë pasion gatimin, nuk është se gatuaja në Shqipëri, por kur erdha këtu në Itali fillova”, u shpreh ndër të tjera ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!