Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Enrique: Ndaj Kosovës një nga ndeshjet më të vështira, ata nuk kanë frikë

schedule20:47 - 7 Shtator, 2021

schedule 20:47 - 7 Shtator, 2021

Nesër në 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” Spanja sfidon Kosovën në ndeshjen e dytë të eliminatoreve mes tyre. Në prag të kësaj sfide foli trajneri i “Furisë së Kuqe”, Luis Enrique, i cili nuk e nënvlerëson aspak Kosovën.

“Duhet të përpiqemi të eliminojmë çdo gjë të jashtme dhe të bëjmë atë që duhet. Ndaj Kosovës do të jetë një nga ndeshjet më të vështira të grupit. Kosova nuk mbyllet mbrapa, ata janë të guximshëm.

Mund të them se kanë më pak pikë sesa meritojnë. Atmosfera në Kosovë është e mrekullueshme, nuk kemi probleme këtu. Duam të shijojmë futbollin, përtej çështjeve politike”, tha ndër të tjera Enrique. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!