Sarajuddin Haqqani, ministri i ri i Brendshëm i qeverisë talebane në Afganistan, është terroristi më i kërkuar i SHBA.
Haqqani, i cili kërkohet nga FBI është kreu i grupit militant të njohur si rrjeti Haqqani, të cilët janë të lidhur me talebanët dhe janë përgjegjës të disa prej sulmeve më vdekjeprurëse në luftën e gjatë të vendit.
Departamenti Amerikan i Shtetit aktualisht po ofron një shpërblim prej 5 milion dollarësh për informacionin që çon drejtpërdrejt në arrestimin e Haqqani.
Pas vdekjes së babait të tij, Jalaluddin Haqqani, ai u bë udhëheqësi i ri i rrjetit, i cili aktualisht është një nga grupet militante më të fuqishme dhe më të frikshme të rajonit. Disa thonë se është edhe më me ndikim sesa grupi i Shtetit Islamik në Afganistan.
Grupi, i caktuar nga SHBA si organizatë terroriste, mbikëqyr pasuritë financiare dhe ushtarake të talebanëve përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan.
Haqqani besohet të jetë rreth 45 vjeç. Në një artikull në NewYork Times vitin e kaluar para nënshkrimit të marrëveshjes së Dohas, Haqqani shkroi: “Për më shumë se katër dekada, të gjithë kanë humbur dikë që e donin. Të gjithë janë lodhur nga lufta. Unë jam i bindur se vrasja dhe gjymtimi duhet të ndalet “. g.v/abcnews.al