Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ata kanë thyer çdo rregull financiar”, Laporta plot mllef ndaj PSG

schedule17:58 - 7 Shtator, 2021

schedule 17:58 - 7 Shtator, 2021

PSG këtë verë ka arritur të bëjë një nga merkatot më të fuqishme në histori, megjithëse pandemia e ka goditur ekonominë e klubeve dhe blerjet e mëdha ishin me pikatore këtë sezon. Në fakt klubi nga Parisi operoi me lojtarë me parametra zero, por sërish ka kritika.

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, nga ku PSG mori Messin, shprehet se nënkampionët e Francës i kanë thyer të gjitha rregullat e Fair-Play financiar të UEFA-s.

“PSG ka anashkaluar të gjitha rregullat ekzistuese të Fair-Play dhe kjo është arsyeja përse Tebas ka nisur një ofensivë ndaj tyre. Florentino Perez dhe Javier Tebas janë tërësisht kundër njëri-tjetrit. Projekti i Superligës është ende gjallë”, tha ndër të tjera Laporta. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!