Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Po ngjitej me motorçikletë buzë lumit Shushicë, rrëzohet dhe humb jetën turisti anglez

schedule15:52 - 7 Shtator, 2021

schedule 15:52 - 7 Shtator, 2021

Një turist anglez ka humbur jetën këtë të martë në Gjirokastër gjatë një udhëtimi me motoçikletë në fshatin Vllahi.

Policia bën me dije se shtetasi i huaj me iniciale A.R. 49 vjeç ka qenë duke zhvilluar hiking me motoçikleta, ku aksidentalisht si pasojë e terrenit të vështirë, ka humbur kontrollin mbi motomjetin e tpit “Husqvarna” dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

“Sot, rreth orës 14:50, në fshatin Armen, Selenicë, duke zhvilluar hiking me motoçikleta ( nisur nga Gjirokastra e duke vijuar udhëtimin në fshatin Vllahinë) konkretisht buzë lumit Shushicë, shtetasi anglez A. R, 49 vjeç, aksidentalisht si pasojë e terrenit të vështirë, ka humbur kontrollin mbi motomjetin e tpit “Husqvarna” dhe si pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!