“Stalla” i vë zjarrin pllajës në Lezhë, banori apel: Vetëm pleqtë janë brenda, jemi keq, ndihmë

schedule21:22 - 6 Shtator, 2021

schedule 21:22 - 6 Shtator, 2021

Pasditen e sotme në afërsi të “Urës me Harqe” në Lezhë një stallë u përfshi nga flakët duke u shkrumbuar plotësisht.

Më pas flakët përparuan duke përpirë gjithçka që u doli përpara në fshatin Pllanë. “ABC” ka siguruar pamjet e vatrës së zjarrit që është përhapur dhe vijon. Terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen nga toka dhe i vetmi opsion mbetet nga ajri.

Një banor, Elfons Vorfi kërkoi ndihmë përmes Abcnews.al. Ai tha se janë 35 shtëpi që rrezikohen nga zjarri, ndërsa përveç të moshuarve, të gjithë të tjerët janë larguar. “Zjarri është afruar pranë shtëpisë. Janë rreth 35 shtëpi.

Zjarrfikësja tani erdhi (në mbrëmje) dhe e shikojnë me sy zjarrin se nuk kanë cfarë të bëjnë. Vetëm pleqtë kanë mbetur, të tjerët kanë ikur. Shumë keq puna. Kërkojmë ndihmë” është apeli i tij drejtuar shtetit./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!