Shqipëria arriti një fitore historike sot ndaj Hungarisë dhe Myrto Uzuni ishte një nga më të mirët në fushë. Pas ndeshjes beratasi i Ferencvaros u shpreh:
“Ishte ndeshje shumë speciale sepse luaja ndaj lojtarëve që stërvitem përditë. Ndihe shumë krënar që mbroj këto ngjyra, Kishim grintë gjatë gjithë kohës.
Shpresoj të vazhdoj kështu dhe të fitoj minuta, jam në formën time më të mirë. Nëse vazhdojmë kështu jemi pranë kualifikimieve. Isha shumë i karikuar sot, isha i lumtur, pres të aktivizohem më shumë”, tha Uzuni. /abcnews.al