“South Outdoor Festival” rikthehet në Borsh

schedule16:27 - 5 Shtator, 2021

schedule 16:27 - 5 Shtator, 2021

Nga data 3 shtator deri në datë 6 shtator South outdor festival do të organizohet për herë të 4-t në Borsh.

Këtë vit rikthehet pas një mungese dy vjeçare për shkak të pandemisë.  Gjatë këtyre netëve kanë performuar emra të njohur të muzikës shqiptare, por edhe të huaj.

Qëllimi mbetet promovimi i turizmit në Shqipëri.

Për kryetarin e bashkisë së Himarës Jorgo Goro ky është një festival i rëndësishëm për promovimin e turizmit.

Organizatorët e këtij festivali, synojnë që aktiviteti të vijojë të zhvillohet në Borsh. Të pranishëm në këtë festival kanë qenë grupmosha të ndryshme.

Për këngëtaren Marsela Çibukaj ky është një aktivitet qe i ka munguar Shqipërisë, të rinjve por jo vetëm.

Sourh outdor festival cilësohet tashmë si një aktivitet i promovimit te turizmit në Shqipëri dhe jug të vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!