Minstri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, urdhëron vartësit e tij që të gjejnë një zgjidhje për të përcaktuar saktë adresat e banimit për shtetasit shqiptarë, për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019. Takimi zgjati rreth një orë ndërsa brenda takimit ka pasur edhe kundërshtime.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një takim me 12 drejtorët e policive vendore me Prefektët, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe përgjegjësit e Zyrave të Gjendjes Civile në të gjithë vendin, në lidhje me ecurinë e punës për Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.
Një e nga një drejtorët e qarqeve mbërritën në Ministrinë e Brendshme.
Edhe pse takimi ishte me dyer të mbyllura, zyrtarët dhanë shpjegimet e tyre se përse nuk po gjen ende zgjidhje përcaktimi i saktë i adresave për shtetasit shqiptarë dhe i banesave të tyre.
Burime nga brenda takimit konfirmuan për Abc Neës se, shqetësim që ishte ngritur ishte edhe ndryshimi i shpeshtë i emërtimeve të rrugëve nga vendimet e Këshillave Bashkiak, duke krijuar edhe mbivendosje emrash me institucionet e tjera.
Më herët ministria njoftoi nisjen punës për listën e zgjedhësve për vendoret e 30 Qershorit të vitit të ardhshëm. Të drejtën e votës e kanë 3 milionë e 549 mijë e 909 shtetas. Po sipas listës së gjeneruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, 50.5% e zgjedhësve janë meshkuj e 49.4% janë femra.
Sipas Ministrisë së Brendshme, procesi do vijojë në mënyrë periodike për të patur një listë sa më të plotë zgjedhore, duke shmangur në maksimum problematikate e verifikuara në të kaluarën. Sipas ligjit, kjo listë, nga e cila janë hequr të burgosurit e ata mbi 100 vjeç, do verifikohet nga zyrat vendore të gjendjeve civile, të cilat sipas brenda 4 Dhjetorit kanë detyrimin të publikojnë listat e para të zgjedhësve./abcnews.al