Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Etem Arifi është liruar dje nga burgu. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.
Gashi ka bërë me dije se Arifi është liruar dje me vendim të panelit për lirim me kusht.
“Po, me vendim të panelit për lirim me kusht, personi në fjale është liruar dje në ora 16:00”, ka thnënë Gashi.
Arifi ishte paraqitur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, më 29 shtator, pasi Gjykata Kushtetuese i kishte refuzuar ankesën në të cilën kishte kërkuar që të mos vuante dënimin.
Deputeti Etem Arifi dhe Bajram Gashi, drejtori i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve”, akuzohen për përvetësim të rreth 26 mijë eurove.