Kostumi dhe pelerina ikonike e Elvis Presleyt dalin në ankand

schedule16:25 - 3 Shtator, 2021

schedule 16:25 - 3 Shtator, 2021

Kostumi dhe pelerina e bardhë e Elvis Presley, stiluar nga Bill Belew për një sërë shfaqjesh në Madison Square Garden të New Jorkut do të dalin në ankand.

“Kruse GWS Auctions” do të hapë ofertat të shtunën dhe kostumi ka një ofertë fillestare prej 350,000 dollarë, ndërsa pelerina aktualisht po shkon për 50,000 dollarë.

Gjithashtu në ankand është edhe koleksioni i flokëve të tij të ruajtur nga berberi i këngëtarit, helmeten që mbajti në ‘Viva Las Vegas’ dhe një Bibël që i ishte dhënë nga një tifoz.

Një admirues me fat mund të shijojë një drekë private në Beverly Hills me ish-gruan e Elvisit, Priscilla Presley, e cila është e emocionuar që gjërat e ish-bashkëshortit të saj do të shkojnë në shtëpi të mira.

Ndërkohë që një pjesë e të ardhurave nga dreka do të shkojnë në Fondacionin “Dream”, i cili mbështet të rriturit me sëmundje të rënda dhe familjet e tyre./abcnews.al