Gjiganti kinez i telefonave inteligjentë, Xiaomi ka regjistruar zyrtarisht biznesin e vet të automjeteve elektrike. Xiaomi EV Inc. është emri i kompanisë që do të konkurrojë në fushën e automobilave.
Xiaomi duket se ka synime serioze pasi investimi fillestar llogaritet rreth 1.5 miliardë dollarë dhe tashmë ka punësuar mbi 300 punonjës. Planifikon të shtojë 1.5 miliardë dollarë të tjerë në faturë në dhjetë vitet e ardhshme. Automjeti i parë elektrik i Xiaomi-t do të jetë ose një sedan ose një SUV, zbuloi kompania.
Xiaomi nuk dha detaje kur do të nisë automjeti por ka bërë investime në këtë segment. Vetëm javën e kaluar, Xiaomi bleu Deepmotion, një kompani e teknologjisë autonome të drejtimit. /abcnews.al