Një 89-vjeçar me iniciale D.K. është gjetur i vetëvarur në banesën e tij nga familjarët.
Tashmë grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Himarë/ Në Qeparo, është gjetur nga familjarët e tij në banesë pa shenja jete shtetasi D. K., 89 vjeç, dyshohet i vetëvarur. Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. m.v/abcnews.al