Shqipëria u tregua shumë naive ditën e sotme ndaj Polonisë dhe në fund u mund me shifrat 4-1, pas një ndeshje, ku kombëtarja reagoi, duke barazuar e më pas e lëshoi ndeshjen, duke pësuar gola naivë të shkaktuar nga gabimet tona.
Pikërisht kjo e ka mërzitur edhe Berat Gjimshitin pas ndeshjes. Mbrojtësi i kombëtares dënon golat e pësuar dhe reagimin e dobët të skuadrës sonë.
“Nuk e mbaj mend një ndeshje kur kemi luajtur aq mirë dhe kemi gabuar në dy goditje standarte. Kjo më ka acaruar më shumë. Nuk e di nëse ishte pozicion jashtë loje goli i tretë i tyre. Gjithsesi nuk duhet të pësonim gola të tillë. Kjo na zhgënjen shumë”, tha Gjimshiti. /abcnews.al