Ndryshimi i klimës mund të na marrë 2 deri në 5 vite nga jeta jonë

schedule22:30 - 1 Shtator, 2021

schedule 22:30 - 1 Shtator, 2021

Nga makinat me gaz, deri te prodhimi i energjisë dhe djegia e karburanteve janë shkaqet kryesore të ndryshimit të klimës. Por kjo nuk është arsyeja e vetme për kufizimin e emetimeve. Karburantet janë një shkak kryesor i drejtpërdrejtë i ndotjes së ajrit, një rrezik për shëndetin që mund të marrë vite të jetës njerëzore.

Lloji më i vogël, më i rrezikshëm i ndotjes së grimcave, i njohur si “PM2.5”, mund t’i kushtojë njeriut mesatarisht 2.2 vjet. Për njerëzit që jetojnë në vendet më të ndotura, kostoja do të jetë shumë më e lartë, sipas raportit vjetor të Indeksit të Cilësisë së Ajrit.

Për jetëgjatësinë ndotja nga grimcat është më e rrezikshme se rreziqet e tjera shëndetësore, të tilla si pirja e duhanit, uji i pasigurt, malarja, konflikti dhe terrorizmi, sipas raportit. Për çdo 10 mikrogramë për metër kub “PM 2.5” të ekspozuar ndaj njerëzve, jetëgjatësia zvogëlohet me 0.98 vjet.

Analiza sugjeron që zvogëlimi i grimcave sipas udhëzimeve të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) mund të rrisë jetëgjatësinë mesatare në mbarë botën me rreth dy vjet. Në vendet më të infektuara kryesisht në jug, vendet aziatike si India, Bangladeshi dhe Nepali kjo mund të shtojë më shumë se pesë vjet shtesë në jetë.

Ndryshimet klimatike gjithashtu përkeqësojnë intensitetin e ngjarjeve ekstreme të tilla si zjarret. Në vitin 2015, më shumë se 100,000 zjarre shpërthyen në Indonezi. Tymi rriti përqendrimin e grimcave “PM2.5” në ishuj në 40 mikrogramë për metër kub, një rritje prej 30% nga 2013-ta, katër herë më e lartë se norma e parashikuar nga OBSH.

Nëse kjo rritje mbetet e përhershme, jetëgjatësia në zonë do të ulet me gati një vit. Vlerësimet e jetëgjatësisë bazohen në një përmbledhje të dy studimeve të mëparshme që matën ndikimin e ndotjes së ajrit në jetëgjatësinë e njerëzve në Kinë midis 2013 dhe 2017./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!