Ndërsa Afganistani futet në epikën e re të sundimit të talebanëve, radhë të gjatë njerëzish mblidhen çdo ditë para bankave ndërsa çmimet në pazaret e Kabulit vetëm rriten. Në një përpjekje të dëshpëruar për të marrë në dorë ato pak para që mbeten, qindra afganë u fotografuan në radhë jashtë bankave në Kabul sot, duke pritur me orë të tëra.
Këto janë vetëm dy nga krizat e shumta me të cilat talebanët duhet të përballen tashmë që kanë në kontroll vendin. Ndërsa rezervat e parave ulen, organizatat ndihmëse ndërpresin fondet dhe punonjësit e kualifikuar largohen me mijëra, ekonomia e vendit ndodhet në prag kolapsi.
Qarkullimi i parasë në vend është drejt kolapsit kurse çmimet e mallrave po rriten për shkak të mungesave të theksuara. OKB ka paralajmëruar se sasitë e ushqimit mund të ulen në mënyrë të rrezikshme brenda disa javëve. Rreziku i hiperinflacionit tani është i madh dhe efektet e tij mund të jenë vdekjeprurëse në një vend ku një e treta e popullsisë mbijeton me më pak se 2 dollarë në ditë.
Dhe, në sfond, fshihet kërcënimi i një shpërthimi serioz të Covid, për të cilin mjekët thonë se mund të rezultojë katastrofik. Spitalet janë tashme të mbingarkuar dhe vetëm 2 për qind e popullsisë është e vaksinuar. /abcnews.al/