“E qëlluan me snajper”, Armenia akuza Azebajxhanit për vrasjen e një ushtari

schedule16:57 - 1 Shtator, 2021

schedule 16:57 - 1 Shtator, 2021

Armenia tha se snajperistët azerbajxhanas vranë të mërkurën një ushtar të saj. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha se ushtria e Azerbajxhanit hapi zjarr në pjesën Jerask të kufirit.

Ministria tha se “i dënon ashpër veprimet e palës azerbajxhanase” dhe paralajmëroi se ato “nuk do të mbeten pa përgjigje”.

Azerbajxhani nuk ka dalë ende me ndonjë koment, por të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkaktimin e incidenteve kufitare në javët e fundit. Vitin e kaluar, Armenia dhe Azerbajxhani kanë luftuar gjashtë javë për rajonin e Nagorno Karabakut.

Ky rajon është njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është kontrolluar nga armenët etnikë qysh në fillim të viteve 1990. Rreth 6,000 njerëz janë vrarë në luftimet e vitit të kaluar, që kanë përfunduar me një marrëveshje armëpshimi të ndërmjetësuar nga Moska.

Sipas marrëveshjes, një pjesë e Nagorno Karabakut dhe të shtatë rrethet përreth tij janë vendosur nën administrimin e Azerbajxhanit, pas gati 30 vjetësh nën kontrollin e forcave etnike armene.

Ushtari i vrarë të mërkurën është ushtari i dhjetë armen që raportohet të jetë vrarë nga forcat azerbajxhanase prejse ka hyrë në fuqi marrëveshja për armëpushim, nëntorin e vitit të kaluar./REL