Një 23-vjeçar me iniciale E.M. është arrestuar nga policia për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla. Ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij D. B., 28 vjeç, banues në fshatin Valas, Elbasan.
Ata janë konstatuar duke ecur me motor pa targë. Gjatë kontrollit fizik 23-vjeçarit E. M. iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 18 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.
“Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:
E. M., 23 vjeç, banues në fshatin Gjonme, Elbasan.
Gjithashtu është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi D. B., 28 vjeç, banues në fshatin Valas, Elbasan.
Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në pyllin e fshatit Tregan, duke qarkulluar më një motoçikletë pa targë, që drejtohet pa leje drejtimi nga shtetasi E. M. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. M. iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 18 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. B. u gjet një sasi municioni luftarak. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. m.v/abcnews.al

