Epoka Ibraimi mbaron, “mbreti” i golave lë Shkëndijën dhe firmos në Greqi

schedule15:20 - 31 Gusht, 2021

schedule 15:20 - 31 Gusht, 2021

Besart Ibraimi transferohet në Greqi, ku do të jetë pjesë e Xanthi në ligën e dytë greke. Sulmuesi më i mirë në historinë e Shkëndijës ka nënshkruar për dy vite me klubin grek.

“Jam i kënaqur me këtë transferim. Kushtet që ofron ky klub më bënë që ta pranojë ofertën. Do përpiqem të justifikoj besimin e dhënë.

Te Shkëndija kam kaluar një periudhë të shkëlqyer. Do kujtoj gjithçka kemi bërë së bashku atje. Falënderoj familjen Destani që më lejoi të bëhem pjesë e këtij klubi.

Faleminderit edhe Ballistëve, të cilët gjithmonë më kanë mbështetur. Faleminderit të gjithëve te Shkëndija për gjithçka që kam kaluar në pesë vitet e fundit”,  thotë Ibraimi.

 

Ndërkohë ditën e sotme edhe Shkëndija e ka përshëndetur goleadorin: “Sulmuesi më i mirë i Shkëndijës i të gjitha kohërave, golashënuesi më i mirë në historinë e Shkëndijës, Besart Ibraimi largohet nga Shkëndija.

Klubi dhe Besarti kanë arritur marrëveshje të dyanshme që të ndërpritet bashkëpunimi. Rikujtojmë që Besart Ibraimi skuadrës kuqezi iu bashkëngjit në vitin 2015 dhe gjatë kësaj periudhe për ekipin e Shkëndijës ka shënuar gjithsej 147 gola, duke e fituar kështu epitetin “Mbreti i golave”.

Faleminderit për gjithçka që ke bërë për klubin tonë, Besart. Faleminderit për të gjitha momentet e mira, për kontributin tënd në fanellën kuqezi. Të dëshirojmë shumë suksese në karrierën tënde si futbollist”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!