“Skemë për azil”, Gjykata e Dibrës lë në burg vëllanë e Elton Debreshit, i vuri tritol në makinë

schedule13:12 - 31 Gusht, 2021

schedule 13:12 - 31 Gusht, 2021

Gjykata e shkallës parë Dibër ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasit Alfred Debreshi dhe ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”. Ka qenë, prokurori Urim Buci i cili ka kërkuar arrest me burg dhe thellim të hetimeve.

Alfred Debreshi akuzohet se i ka vënë lëndë plasëse mjetit tip “Mercedes Benz” të vëllait të tij Elton Debreshit.

LEXO EDHE:Lëndë plasëse në automjetin e ish-kandidatit për deputet në Bulqizë, arrestohet i vëllai 29-vjeçar

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ka prova dhe  përgjime ambientale mes vëllezërve ku flasin për ngjarjen dhe e pranojnë atë. Nga të njëjtat burime dyshohet se vëllezërit do ta përdornin ngjarjen për të kërkuar azil jashtë shtetit.  /abcnews.al/